Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka për situatën në Kakavijë: “Kush është larg nga pika doganore të kthehet në shtëpi”


Prej 4 ditësh, mijëra qytetarë shqiptarë qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës dhe radha e makinave është bërë kilometrike. Më herët sot, Policia e Shtetit publikoi një njoftim të rëndësishëm në lidhje me të gjitha kriteret që qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë, para se të futen në Greqi. Po ashtu njoftoi se numri i atyre që do të lejohen ta kalojnë pikën kufitare do jetë i kufizuar.

Ndërkohë, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një intervitë për “News24” ka thënë se të gjitha makinat që janë në radhë nuk do të mund të kalojnë ditën e sotme. Ajo u bën thirrje qytetarëve që nuk janë afër pikës doganore, të kthehen në shtëpitë e tyre.

I bëjmë thirrje që duhet të kthehen. Të gjitha këto makina nuk mund të kalojnë dot sot. Rruga e kthimit është e lirë, kush e shikon që nuk rri dot të kthehet. U jemi gjendur pranë me ujë dhe ushqime, ky është maksimumi që mund të bëjmë“- tha Xhaçka.

E pyetur nëse është e mundur që një pjesë e tamponave të Covid-19, të cilat pala greke i ka vënë si kusht të detyrueshëm për këdo që do të kalojë, të bëhen nga pala shqiptare, ministrja u shpreh se ky propozim është bërë, por nuk është pranuar.

Jemi në kushte shumë të pazakonta, nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur gjë. E mirëkuptoj që njerëzit kanë urgjenca dhe punë, por duhet t’i ushtrohen disa rregullave që janë marrë nga pala tjetër. Ne mundohemi ta mbajmë palën greke sadopak nën presion që ritmet e punës të jenë të larta. Autoritetet greke nuk pranojnë që një pjesë e tamponëve të bëhet nga pala shqiptare. e kemi bërë si kërkesë por nuk e kanë pranuar.”- tregoi Xhaçka.


Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka për situatën në Kakavijë: “Kush është larg nga pika doganore të kthehet në shtëpi”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in