Ministrja Balluku shtrenjton naftën, pritet rritja me 20 lekë për litër


Ministrja Belinda Balluku ka ndërmarrë një tjetër nismë. Dikasteri që ajo drejton ka shpërndarë për mendime projektligjin për depozitat e naftës në ministritë e linjës  çka nënkupton që shumë shpejt do të kaloj për miratim. Nëse ky ligj hyn në fuqi atëherë çmimi i naftës do të rritet me 20 lekë për litër. Shoqata Hidrokarbure e ka kundërshtuar këtë nismë të cilën e konsideron të padrejtë në një kohë që vetë kompanitë e kanë detyrim të kenë depozita.

Shqiptarët detyrohen që të paguajnë më shumë se të gjithë vendet e rajon për naftën. Por pavarësisht kësaj ministrja Belinda Balluku ka  shpërndarë për mendim një projektligj i cili do të sjellë një tjetër rritje të naftës me rreth 20 lekë të vjetra për litër.

Ndër të tjera ky ligj ka si synim krijimin e Agjencisë shtetërore  përgjegjëse për mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënprodukte të saj. Agjencia do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë në depozita dhe kjo rezervë do të taksohet 20 euro për tonë ose 20 lekë të vjetra për litër.

Qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me nivelin e lartë të karburanteve krahasuar kjo me nivelin e të ardhurave.

 

Burimi: Ora News


Ministrja Balluku shtrenjton naftën, pritet rritja me 20 lekë për litër

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format