“Milano për Shqipërinë”, platforma më e re e mjekëve shqiptarë në Lombardi për të ardhur në ndihmë “online” lidhur me CoVid-19


“Milano për Shqipërinë”, këtë emër mban nisma më e re e mjekëve shqiptarë, të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në shtetin fqinj. Një platformë që vjen në ndihmë të të gjithë atyre që jetojnë brenda apo jashtë kufijve vendas; një zgjidhje për të gjitha pyetjet apo paqartësitë lidhur me simptomat e CoVid-19.

Ideur nga kardiokirurgu Altin Palloshi, kjo iniciativë e mjekëve shqiptarë të Lombardisë, në bashkëpunim me Milano Medical vjen në ndihmë të të gjithë atyre që mendojnë se kanë shfaqur shenjat e para si mbartës të virusit dhe nuk kane mundësi të konsultohen apo kontrollohen tek një mjek konkret. Kësaj nisme i është bashkuar edhe aktori Florjan Binaj, që sëbashku me mjekët kanë realizuar një video për të shpjeguar me detaje funksionimin e kësaj platforme. Ky gjest, vjen si shenjë mbështetje për të gjithë shqiptarët në një kohë të vështirë si pandemia e CoVid-19. Vërtetë për t’u duartrokitur! /News31.al

“Milano për Shqipërinë”, platforma më e re e mjekëve shqiptarë në Lombardi për të ardhur në ndihmë “online” lidhur me CoVid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in