Metodat që ju largojnë stresin dhe ju sjellin më shumë lumturi në prag festash


Muaji dhjetor është i shumëpritur nga të gjithë për shkak të atmosferës së festave që mbart. Por, në të njëjtën kohë sjell shumë stres dhe ankth. Çështje organizimi, dhuratash, shtëpia, gatimet, miqtë, familjarët, gjithçka që kërkon angazhimin tuaj për t’u realizuar e që mund t’ju çojë papritur në gjendje stresi, edhe pse në prag festash kjo është gjëja e fundit që do donit të përjetonit.

Për këtë arsye, ne ju sjellim gjashtë këshilla efikase që ju ndihmojnë për të mposhtur stresin gjatë festave, e jo vetëm.

1.Flini shtatë deri në nëntë orë gjatë natës

Kjo ndihmon në forcimin e vendosmërisë, përmirësimin e mendjes suaj dhe mirëmbajtjen e peshës suaj. Në fakt, disa studime tregojnë se kur ju bëni gjumë të mirë gjatë natës, ka më shumë gjasa që ju të bëni zgjedhje më të mira ushqimore.

2.Mbushuni me frymë dhe nxirreni atë

Shtypni butonin tuaj “pauzë” të brendshëm dhe merrni frymë thellë. Mendoni për tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës dhe për të cilat krenoheni. Do të ndiheni menjëherë më pozitiv dhe më pak të ndikuar nga gjërat negative.

3.Relaksohuni

Zhdukni dhe qetësoni veten nga stresi me një filxhan çaji, sidomos kamomil, i cili vepron si një qetësues i mesëm dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit.

4.Merrni kohë për veten tuaj

Ndërsa është tunduese të shpërbleni veten me dhurata të bukura, mendoni ta trajtoni veten me disa gjëra krejt elementare, por që çuditërisht ju ndryshojnë gjendjen emocionale direkt. Provoni një qiri me erë të këndshme, një manikyr të freskët ose të lexoni një revistë të bukur.

5.Dobësohuni

Para se të pyesni veten nëse jeni të uritur vërtetë apo jeni të stresuar, shpërqëndrohuni diku tjetër, në një aktivitet tjetër. Telefononi një mik, bëni një shëtitje të shpejtë, sistemoni çantën ose dollapin tuaj, e gjithë kjo taktikë do ju ndihmojë që të mos e mbani mendjen tek ushqimi.

6.Ecni

Bëjeni këtë çdo ditë të jetës suaj! Shëtisni rrotull shtëpisë apo në një lagje afër, merrni shkallët e pallatit dhe mos përdorni ashensorin, synoni 10 mijë hapa çdo ditë dhe do të ndiheni se keni bërë diçka me vlerë për veten tuaj.

Metodat që ju largojnë stresin dhe ju sjellin më shumë lumturi në prag festash

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format