Messi lë pas Cristiano Ronaldon, fiton për herë të gjashtë “Këpucën e Artë”


Lionel Messi shpallet sërish fitues i “Këpucës së Artë”, hera e 6 në total, pasi përfundoi sezonin me 36 gola, 3 më shumë sesa Kylian Mbappe i vendit të dytë, i cili e zhvilloi të premten ndeshjen e fundit në kampionat me Paris SG.

Messi pasuroi kështu trofetë e tij, duke i çuar në gjashtë të tillë, dy më shumë sesa rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, i cili si rrallëherë ka mbetur jashtë 10-shes së golashënuesve më të mirë në vitet e fundit.

Këtë trofe, në të kaluarën e kanë fituar emra prestigjiozë të futbollit, teksa me dy trofe përmendim Eusebio, Gerd Muller, Dudu Georgescu, Fernando Gomes, Ally McCoist, Mario Jardel, Thierry Henry, Diego Forlan dhe Luis Suarez.

Ky është viti i tretë radhazi që Messi bën të tijin këtë vlerësim./News31.al


Messi lë pas Cristiano Ronaldon, fiton për herë të gjashtë “Këpucën e Artë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format