Mënyra se si Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj e pritën Shën Valentinin, ka humor dhe “halle” brenda


Për t’ju shpëtuar nga ndonjë dramë e mundshme në çift, ditën e djeshme ju njohëm me 7 dhuratat më të çuditshme dhe të sikletshme që mund t’i dedikoni partnerit për Shën Valentin. Sot, në ditën më romantike të vitit, Fiori Dardha na mësoi se përveç dedikimeve, ka dhe momente të gabuara kur vjen puna tek ‘surprizat’ e 14 shkurtit.

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! ‘Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!’ Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente…”, ka shkruar Fiori me humor, duke treguar një tjetër anë të festës së dashurisë. Sepse, siç e thamë dhe dje, nuk ndodh gjithmonë të jetë shtrat me lule.

Jo vetëm kaq, pasi Fiori ka patur edhe një mesazh për të gjithë të dashuruarit. “GËZUAR (dhe mos thoni që e keni Shën Valentin përditë)!”, ka shkruar ajo, duke theksuar rëndësinë e festës. Tani, këshillat i morët – ju mbetet vetëm të shijoni Shën Valentinin pa incidente nëpër këmbë… /News31.al

Mënyra se si Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj e pritën Shën Valentinin, ka humor dhe “halle” brenda

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in