Menaxheri i “Babastars” rezulton pozitiv me Covid-19


Dekorim Sahiti, i njohur si menaxheri i label-it “Babastars”, ka bërë me dije sot se është infektuar me Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se është testuar si rezultat i gjurmimit të një kontakti dhe testi ka dalë pozitiv. Sahiti tregon se është vetë-izoluar menjëherë dhe është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ai thotë se nuk i vjen çudi që ka rezultuar pozitiv, për shkak të natyrës së punës dhe kontakteve që ai ka pasur me virusin.

Ndërkohë që përgënjeshtron lajmin se stafi i një prej restoranteve në zotërim të tij, po ashtu është prekur nga Covid-19. Menaxheri siguron se nuk ka pasur kontakt me ta, megjithatë shumë shpejt pritet që edhe atyre t’i bëhet testi.

Kujtojmë se Kosova, njejtë si Shqipëria, ka pasur një rritje të numrit të infektuarëve me koronavirus ditët e fundit.

/News31.al


Menaxheri i “Babastars” rezulton pozitiv me Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in