Meksika shifra rekord, renditet vendi i tretë në botë më i prekur nga Covid-19


Meksika renditet vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19. Deklarata mbi shifrat zyrtare ka srdhur nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit në fjalë.

Raportohet mbi 8458 raste të reja me koronavirus, me një total prej 424.637 të infektuarish. Në 24 orët e fundit, 688 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i viktimVe ka arritur në 46 mijë. SHBA dhe Brazil janë të parat në listë si vendet më të prekura nga koronavirusi. Disa ditë më parë, OBSH deklaroi se këtë vit nuk duhet shpresuar për vaksinë.

Megjithatë, po punohet që fillimi i 2021-shit ta gjejë botën me vaksinën e parë kundër Covid-19. Pandemia ka sjellë dëme të mëdha si në jetë njerëzish, ashtu edhe në ekonominë globale. Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria, po përballet çdo ditë e më shumë me shifra të larta rastesh të reja. Vendet e BE po shohin prej javësh stabilizim lidhur me gjendjen e Covid-19, ashtu sikurse refuzojnë të hapin kufijtë për vendet më të prekura. /News31.al

Burimi: BalkanWeb


Meksika shifra rekord, renditet vendi i tretë në botë më i prekur nga Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in