Mediat publikojnë videon kur Saimir Tahiri priste vendimin e Gjykatës, komentuesit: “Duket shumë i qetë!”


Mbrëmjen e djeshme është pritur me shumë kuriozitet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin i cili vonoi deri në orën 22:00. Gjatë kësaj kohe edhe ish ministri ka qenë i pranishëm në sallë ndaj ‘BalkanWeb’ ka publikuar pamjet e para që vinë nga salla e gjyqit, ku trupa gjykuese dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i shpëtoi ditën e djeshme burgut.

Pas disa orësh pritje të gjatë, për Tahirin u vendos që të rrëzoheshin 3 akuzat “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’, ndërsa u dënua për ‘Shpërdorim detyre’ me 5 vite burg, i konvertuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Gjatë fjalës së tij kreu i trupës gjykuese, Ardit Mustafai, dha edhe argumentet e nxjerra për vendimin në fjalë, që konvertohen në punë të detyrueshme vullnetare. Në momentin kur jepej verdikti, ashtu siç e përcakton edhe rregullorja, Tahiri, bashkë me avokatin e tij, e ka pritur vendimin në këmbë. Teksa mbante kokën thuajse gjatë gjithë kohës lart dhe fërkonte duart, ish-ministri priti vendimin, duke mos fshehur faktin se u zhgënjye pasi priste pafajësi të plotë.

Në rrjete sociale komentuesit janë shprehur se ish ministri duket i qetë teksa pret vendimin çfarë i ka bërë ata të dyshojnë. /News31.al


Mediat publikojnë videon kur Saimir Tahiri priste vendimin e Gjykatës, komentuesit: “Duket shumë i qetë!”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format