Mediat italiane raportojnë se e ndjera Kristi Reçi ishte e fejuara e Greg Ramës por e vërteta qenka ndryshe


Tërmeti tragjik që mori 40 jetë njerëzish është bërë kryefjala e mediave shqiptare por edhe atyre ndërkombëtare.

Ndërkohë që raportohet për viktima dhe të plagosur mediat italiane shkruajnë se mes viktimave të tërmetit tragjik në Shqipëri ishte edhe e fejuara e djalit të kryeministrit Rama.

Sipas TGCOM 24, Greg Rama ka humbur të fejuarën e tij, pasi u gjet e vdekur nën rrënoja.

Tërmeti në Shqipëri, vdes e fejuara e djalit të kryeministrit”, shkruan TG24 në titrat e lajmeve, siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme.

TG24 vazhdon më tej duke thënë se çifti ishin bashkë për disa vite.

Kristi dhe Gregor takoheshin prej disa vitesh, por vetëm miqtë e afërt e dinin për lidhjen e tyre. Gregor ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së mediave dhe fakti që e dashura e tij është ndër viktimat do të kishte kaluar pa u vënë re, po të mos ishte për një postim në Instagram që ai vetë e publikoi për të shprehur me terma të thjeshtë “humbjen e një personi të afër për mua”, shkruhet në artikull.

Gjithashtu media italiane “Ilfattoquotidiano” shprehet se vajza e re e cila fatkeqësisht ndërroi jetë ishte e dashura e djalit të kryeministrit.

Mirëpo burime për “News31.al” tregojnë se Gregori dhe Kristi ishin miq që nga koha e Liceut dhe nuk kishin lidhje dashurie mes tyre.

Pavarësisht lidhjes miqësore apo dashurore Greg postoi në Instastory  pasditen e djeshme ngushëllimet e tij për të gjithë familjen që fatkeqësisht ndërroi jetë poshtë rrënojave.

Në një intervistë për Sokol Ballën, kryeministri Rama u pyet për lidhjen familjare mes tyre dhe vajzës që ndërroi jetë, Kristit, por ai nuk preferoi të komentonte gjatë. Videon e këtij momenti e gjeni më poshtë:

Mediat italiane raportojnë se e ndjera Kristi Reçi ishte e fejuara e Greg Ramës por e vërteta qenka ndryshe

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in