“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”. Arrestohet qytetari serb që kërcënoi gazetaren shqiptare


Pak ditë më parë korrespodentja e televizionit “N1” në Kosovë, Zana Cimili është kërcënuar me jetën e vajzës në rrjetet sociale. Mediat kosovare bëjnë me dije se një komentues serb kishte shkruar mbi foton ku gazetarja shfaqej me vajzën e saj, fjalë mjaft të ashpra.

“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë”, ka shkruar komentuesi.

Pas këtij komenti të rëndë gazetarja ka denoncuar personin në fjalë dhe së fundmi bëhet me dije se ai është arrestuar. Policia serbe ka vënë në pranga personin, identiteti i të cilit nuk është publik, me 2 akuza të rënda.

Ai akuzohet për “tentim të kryerjes së krimit” dhe “shpërndarje e urrejtjes fetare, kombëtare dhe cënim të sigurisë”.


“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”. Arrestohet qytetari serb që kërcënoi gazetaren shqiptare

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format