Me deklaratën e fundit të Keisit ndaj Stresit u kuptua që nuk ka më shpresë për ribashkim


Video ku Stresi shihej duke i dhuruar puthje një faqe një vajze të panjohur duket se e ka shtyrë Keisin të bëjë një deklaratë publike. Këtë herë, ajo nuk ka qendruar indiferente dhe shihet qartazi që postimj i dedikohet situatës aktuale me reperin.

Siç thekson dhe vetë Keisi, shkrimi në Instagramin e saj i dedikohet atyre vajzave që futen në jetën e një çifti të martuar. Kujtojmë se pak kohë më parë Stresi deklaroi që nuk është divorcuar me Keisin, por duket se kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt. Shkrimi i Keisit të shtyn të mendosh se punët mes saj dhe reperit jo vetëm që nuk janë mirë, por ka mundësi për të mos kthyer më mbrapa.

Në Instastory, Keisi shkruan:
“Nuk e mendoja kurrë që shprehja ‘Të tradhëtosh një grua të mirë është si të zgjedhësh plehrat në vend të thesarit’ do të vlente për mua. Por, jeta të rezervon të papritura. Nuk ka rëndësi sa përpiqem t’i hedh gjërat prapa krahëve, fare pa zhurmë më përplasen në fytyrë, prandaj tani do të them diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha vajzat që krenohen me veten se flejnë me burra të martuar. Urime zemër, je një ku*vë. E vetmja gjë që mund të të them është që të paktën ji e mirë në punën tënde dhe mbaja atij interesin zgjuar më shumë se sa disa orë, sepse jeni bërë shumë për t’u numëruar…të paktën prisni firmat.”

Pas kësaj, shpresat për një ribashkim janë të vogla… /News31.al

Me deklaratën e fundit të Keisit ndaj Stresit u kuptua që nuk ka më shpresë për ribashkim

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in