Mbeti i paralizuar 20 vite më parë, Andi Lila i dhuron shtëpi të re futbollistit legjendar


Rrallë herë mund të ndodhë që një personazh publik, sidomos një futbollist profesionist me një karrierë të gjatë, të surprizojë idhullin e tij të fëmijërisë. Andi Lila, zgjodhi programin “Dua të të bëj të lumtur”, për të takuar për herë të parë heroin e tij, ish-futbollistin Altin Rrica.

Në studion e programit Lila rrëfeu historinë e jetës së Altin Rricës, të cilin e kishte njohur që fëmijë. Altini në atë kohë luante me skuadrën e qytetit të Kavajës, ”Besën”, ndërsa Andi qëndronte pas fushës për të mbledhur topat. Ai tregoi se gjithmonë kishte menduar se mënyra si Altini luante ishte e veçantë dhe kishte dashur që të paktën një herë të zbriste në fushë me idhullin e tij. Fatkeqësisht 20 vite më parë, kur Rrica ishte në kulmin e karrierës së tij, kishte përjetuar një aksident nga i cili kishte mbetur i paralizuar. Pas aksidentit ai ishte mbyllur në vetvete dhe rrallë dilte nga shtëpia.

Në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit shumë shqiptarë mbetën të pastrehtë, një ndër ta ishte edhe Altini. Banesa ku ai jetonte bashkë me familjen e tij në qytetin e Durrësit ishte shkatërruar tërësisht dhe tashmë jetonte me qira. Menjëherë pas tërmetit, Andi Lila dhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë dhe të huaj, krijuan një sindikatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, kryesisht nëpërmjet ndeshjeve të bamirësisë. Në momentin e takimit në ”Dua të të bëj të Lumtur” Lila ju drejtua ish-futbollistit:

“Ky është një ndër momentet më emocionues në jetën time sepse nga natyra jam që flas shumë, por tani fjalët më ikën. Të kam ftuar ty për të të bërë të lumtur, por në të vërtetë jam unë më i lumtur. Ne nuk jemi takuar kurrë, por për ty në bashkëpunim me sindikatën kemi menduar një surprizë.”

Surpiza e madhe ishte rindërtimi i shtëpisë së Rricës, me të ardhurat që sindikata e futbollistët mblodhi nga miqësorja e yjeve që u zhvillua disa kohë në stadiumin “Air Albania”.

/News31.al

Mbeti i paralizuar 20 vite më parë, Andi Lila i dhuron shtëpi të re futbollistit legjendar

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in