Martesa toksike është më e dhimbshme për një fëmijë sesa divorci


Divorci është dhimbje e madhe në çdo familje që ndodh. Megjithëse, për hir të mirëqenies së fëmijëve, ndonjëherë është më mirë të merret vendimi që prindërit të ndahen dhe të mos kalojnë një jetesë të vështirë së bashku.

Nëse çdo gjë shkon si duhet, ndarja e prindërve mund të sjellë një të ardhme më të lumtur për fëmijët, ndërkohë që qëndrimi në një martesë të palumtur mund të bëjë që e gjithë familja të vuajë pasojat, sidomos fëmijët.

Më poshtë janë rradhitur arsyet se përse një martesë e vështirë mund të sjellë një rezultat më të keq për fëmijët sesa vetë divorci.

-Fëmijët shikojnë marrëdhënien që prindërit kanë dhe rriten me atë model.

Fëmijët thithin modelin e marrëdhënies që i rrethon. Kur i shikojnë prindërit duke debatuar, ata bëjnë të njëjtën gjë pas disa vitesh.

-Ata ndoshta kurrë nuk do të “mësohen” me luftën e prindërve të tyre.

Tensioni midis prindërve mund të kërcënojë ndjenjën e sigurisë të fëmijës, duke i bërë ata të ndjehen të refuzuar, të pasigurt dhe fajtorë në çdo rast.

-Si rezultat, ata bëhen më të prekshëm ndaj stresit.

Kur fëmijët nuk ndihen të sigurtë në shtëpi, ka shance që të bëhen më të prekshëm ndaj stresit dhe situata të ndryshme i përjetojnë si kërcënuese. Ankthi i tyre mund të bëjë që ato të përjetojnë makthe dhe shpesh herë depression.

– Ata mund të kenë probleme në ndërtimin e llojeve të ndryshme të marrëdhënieve.

Fëmijët që jetojnë në një mjedis toksik nuk janë vetëm në rrezik të kenë marrëdhënie të trazuara romantike, por mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si një fëmijë do të perceptojë çdo lloj lidhjeje me një person tjetër.

– Fëmijët do të përpiqen të largojnë emocionet e tyre dhe të marrin zakone të këqija.

Të vegjëlit shpesh duan të fillojnë të bëjnë gjëra për të shmangur emocionet e këqija. Pra, në përgjigje të një situate stresuese në familje, ata mund të marrin zakone jo të shëndetshme.

Këto sjellje përfshijnë reagimin e ashpër, përdorimi i tepruar i video lojërave, ose përpjekje të tjera për të shpëtuar nga realiteti. Ata mund të humbin interes në shkollë, të zihen me bashkëmoshatarët dhe të zemërohen kur luajnë me lojëra./News31.al

 


Martesa toksike është më e dhimbshme për një fëmijë sesa divorci

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format