Marsela Çibukaj këndoi për mjekët dhe të gjithë u emocionuan


Momentin më të bukur nga karantina, Marsela Çibukaj e ndau me ndjekësit në Instagram. “Thërrime Dashurie”, e performuar në oborrin e QSUT, si një dhuratë për mjekët dhe infermierët në veçanti.

Nën shoqërinë e kitares së Vitmar Bashës, Marsela ka performuar këngën që vodhi zemrat e publikut në edicionin e fundit të “Kënga Magjike”. “Do t’i tregojmë pasardhësve tanë një ditë, që në vitin 2020 njerëzimi diti të përdorë më së miri aftësinë më të çmuar që Zoti dhe Natyra i ka dhuruar: DASHURINË”, ka shkruar ndër të tjera, Marsela.

Këngëtarja ka theksuar se nga pranvera e këtij viti, në kujtimet e saj do të mbetet ky moment. E kur sheh emocionet e stafit mjekësor që ka shijuar çdo moment nga performanca, e kuptojmë edhe më mirë Marselën. /News31.al

Marsela Çibukaj on Instagram: “Vitet do kalojnë shpejt dhe gjithcka që jetuam do ti perkas vetëm të kaluarës. Do ti tregojmë pasardhësve tanë një ditë, që në vitin 2020…”

415 Likes, 13 Comments – Marsela Çibukaj (@marselacibukaj) on Instagram: “Vitet do kalojnë shpejt dhe gjithcka që jetuam do ti perkas vetëm të kaluarës. Do ti tregojmë…”


Marsela Çibukaj këndoi për mjekët dhe të gjithë u emocionuan

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in