Mariza Ikonomi rrëfen momentin e vështirë në 97’: “Ecja mes plumbave”


Pasditen e sotme është transmetuar puntata e dytë e emisionit Pop Culture në Top Channel, i cili prezanton një format krejtësisht të ri nën drejtimin e autores dhe moderatores Dojna Mema.
Një risi e këtij viti është rubrika: “5 këngët e jetës”, në të cilën shumë prej personazheve të njohur shqiptar do të tregojnë këngët më të rëndësishme të jetës së tyre dhe historitë që fshihen nga pas.
Personazhi i dytë i ftuar në Pop Culture ka qenë Mariza Ikonomi, e cila ka rrëfyer titujt e këngëve që mbajnë kujtimet më të bukura në jetën e saj. Në fakt jo të gjitha janë kujtime por mes tyre ka edhe histori të trishta, siç ka qenë ajo në vitin 1997.

Teksa ka shkruajtur në tabelë titullin e këngës “Frozen” të Madonnës këngëtarja ka rrëfyer se një ditë në vitin 97’ ajo ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke dëgjuar pikërisht këtë këngë në kufje, teksa rreth saj kishte breshëri plumbash dhe gjuajtje të njëpasnjëshme me armë.
Ka qenë pikërisht një shoku i saj që e ka tërhequr nga krahu, pasi deri në ato momente Mariza nuk kishte kuptuar çfarë po ndodhte dhe madje mund të kishte humbur jetën pasi teksa dëgjonte këngën po përjetonte një moment qetësie pavarësisht se ishte mes plumbave.


Mariza Ikonomi rrëfen momentin e vështirë në 97’: “Ecja mes plumbave”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format