Maqedonia e Veriut shënon rastin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19, situata drejt përmirësimit


Ndër vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut kryesonte për disa javë me numër të lartë infektimesh dhe viktimash nga koronavirusi. Por, situata duket se është përmirësuar goxha së fundmi.

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar vetëm 11 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se kjo shifër vjen pas testimit të 450 mostrave. Është ky numri më i ulët i rasteve të reja që Maqedonia e Veriut ka parë në pesë muajt e fundit. Kjo rënie e menjëhershme u vërejt që nga dita e djeshme, kur u konfirmuan 39 raste të reja. Ndërkohë, që data 29 gusht shënoi 131 të infektuar të rinj.

Përpos kësaj shifre, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për tre jetë të humbura. Numri në total i viktimave nga Covid-19 në vendin fqinj ka arritur në 603. Që nga nisja e pandemisë, 14.341 persona janë prekur në total nga virusi në Maqedoninë e Veriut. /News31.al

Burimi: Opinion.al


Maqedonia e Veriut shënon rastin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19, situata drejt përmirësimit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in