Luljeta Bozo është e mendimit se disa nga godinat e prekura nga tërmeti po shemben pa të drejtë


Luljeta Bozo ka qenë e ftuar sot në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit, ku ka ngritur një tjetër problem lidhur me situatën pas tërmetit. Sipas Bozos, jo të gjitha godinat e shkatërruara nga tërmeti duhet të shemben medoemos.

Bozo ka theksuar se nevojitet një inspektim i hollësishëm, për të dalë në konkluzionin përfundimtar nëse duhet të arrihet tek shëmbja apo jo. Ardhja e ekipeve nga jashtë, sipas inxhinieres nuk është zgjidhje, pasi ata nuk e njohin sa duhet territorin vendas në tërësi. Bozo ka sjellë në vëmendje se zhvillimi i teknologjisë e bën të mundur riparimin e disa prej godinave të dëmtuara, por shembja duket se ka leverdisur për disa persona në veçanti.

“Po përfitohet nga disa”, ka thënë inxhinierja, duke shpjeguar se në një situatë të tillë, shembjet mund të shërbejnë për përfitime personale të disa biznesmenëve që nuk kanë humbur kohë të planifikojnë ngritjen e ndërtimeve të veta në zona të caktuara. “Dëshiroj ta sjell si problem këtë që po ndodh”, ka sqaruar më tej Bozo. /News31.al

Luljeta Bozo është e mendimit se disa nga godinat e prekura nga tërmeti po shemben pa të drejtë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format