Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Është koha për të ecur drejt Europës, me gjeneratën tjetër të udhëheqësve të Shqipërisë


“Shqipëria në duart e të rinjve, merrni fatet e vendit në dorë”. Ky ishte lajtmotivi i takimit të sotëm të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me të rinjtë e “LRI” . Nëse ka një gjë të sigurtë në realitetin social dhe politik ku jetojmë është se të rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë. Këtë ide e ka mjaft të qartë Monika Kryemadhi dhe partia që ajo drejton “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Këtë e kanë dëshmuar si me futjen në parlament të deputetëve në moshë shumë të re, si në në organizimin tashmë të përvitshëm të kampit të LRI-së, ku flitet, debatohet dhe punohet për një qëllim: “pregatitjen e të rinjve për të marrë drejtimin e Shqipërisë”.

Sot Kryemadhi, e cila së fundmi kohën e saj ja ka dedikuar takimeve me studentët se sa bisedave shpesh herë boshe në nilvelin e lartë të politikes, ka qenë sërish përballë të rinjve. Nën moton “Shqipëria, Shtëpia juaj”, kryetarja e LSI e ka bërë të qartë që po qëndron me gjeneratën e re që do të drejtojë vendin. Për Kryemadhin e vetmja mundësi që ka vendi ynë për të ardhmen është që të rinjtë të mos largohen nga atdheu, ndërsa është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë se në këtë moment duhet “gjak i ri” në politikë dhe jo “gjellë e prishur”.

Në fjalën e saj gjatë këtij takimi, ndër të tjera ajo tha:

“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Europës.”

Jo vetëm që vendimet e tanishme politike, në këtë moment të vështirë për Shqipërinë, duhet të merren duke pasur parasysh interesin e të rinjve, por këta të fundit duhet të bëhen pjesë e tyre. Ata janë e ardhmja, por dhe e tashmja e vendit dhe askush më mirë se LSI nuk e ka kuptuar këtë. Për rrugën më të lehtë drejt Europës!

/News31.al

 

 


Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Është koha për të ecur drejt Europës, me gjeneratën tjetër të udhëheqësve të Shqipërisë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in