Lori Hoxha rrëfeu se si vitin e kaluar në këtë kohë po vuante nga ankthi dhe ne ju tregojmë si të bëni kujdes


Nuk është e lehtë të flitet për problemet e shëndetit mendor. Disa njerëz nuk duan të dalin hapur dhe të tregojnë se vuajnë nga ankthi apo depresioni për shkak të paragjykimeve që mund të marrin nga shoqëria e ditëve të sotme.

Por ka nga ata persona që marrin guximin të tregojnë hapur problemin e tyre dhe një prej tyre është Lori Hoxha.

Bloggerja e njohur ka treguar kohë më parë se vuan nga ankthi dhe krizat e panikut dhe se për të rritur ndërgjegjësimin në Shqipëri do të realizojë një video për këtë gjë.

Mesa duket koha e vështirë e Lorit ka qënë kjo periudhë e vitit të kaluar, gjë që e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Lori postoi disa foto në rrjetin social ku tregon se në atë kohë nuk bënte shumë foto dhe nuk ishte aktive pasi po kalonte një periudhë të vështirë me ankthin dhe panikun.

Në këtë periudhë vitin e kaluar, mezi postoja, pasi po kaloja një periudhë të vështirë me ankth dhe panik. Falënderoj Zotin për ndryshimin dhe rritjen”- shkruan Lori duke na lënë të kuptojmë se fotot në Instagram nuk janë pasqyrimi i realitetit që njerëzit po jetojnë.

Ndaj ne të “News31.al” bëmë një kërkim për t’ju sjellë simptomat e panikut dhe ankthit dhe se si mund ta kuroni atë.

Ankthi dhe paniku janë shqetësime mjaft të përhapura në ditët e sotme sidomos tek të rinjtë.

Krizat e panikut kanë simptoma konjitive, fiziologjike dhe fizike. Simptoma dalluese nga eksperiencat e tjera është frika shumë e madhe dhe ndjenja se personi po çmendet e po vdes, megjithëse nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Të njëjtat simptoma me krizën e panikut, por më të buta, ka ankthi.

Simptomat fiziologjike: frymëmarrje e shpejtë, të rrahura të shpeshta zemre, tharje ose djersitje e lëkurës, valë të nxehti ose të ftohti nëpër trup, ndjenjë të vjellti, marrje mendsh, diarre, ngritje ose ulje e tensionit të gjakut.

Simptoma fizike: dridhje, katatoni.

Simptoma konjitive: frikë shumë e madhe pa ndonjë shkak, ndjenjë sikur po çmendet, sikur do vdesë, ndjenjë depersonalizimi dhe derealizimi.

Disa nga terapitë kundër ankthit dhe krizave të panikut, janë:

-Personi duhet të bjerë për të fjetur herët, në të njëjtën orë cdo ditë (ora 8-9 e darkës është ideale), dhe të ngrihet në të njëjtën orë cdo ditë.

-Duhet të shmangë kafeinën, nikotinën, alkoolin.

-Të kryejë aktivitet të rregullt fizik, sidomos në mëngjes dhe në perëndim të diellit.

-Të mos hajë ushqime të rënda në darkë, si yndyrna dhe mish.

-Të ekspozohet mjaftueshëm gjatë ditës ndaj diellit. Ekspozimi ndaj dritës natyrale e rregullon ritmin ditë-natë të trupit dhe prodhon edhe vitaminë D, e cila sjell një ndjenjë relaksimi.

-Të shmangin aktivitetet shumë impenjuese dhe emocionuese përpara gjumit (si psh. filmat horrorr, palestrën).

-Ta përdorin krevatin vetëm për të fjetur jo për të parë televizor.

-Dhoma e gjumit duhet të jetë e errësuar mirë, e qetë. Nese nuk i ka këto kushte mund të përdorin maskë sysh dhe tapa veshi.

-Gjumin e natës mund ta plotësojmë me gjumin e drekës. Nëse flemë herët, para orës 2-3 mbasdite, gjumi i drekës nuk krijon vështirësi për gjumin e natës./News31.al


Lori Hoxha rrëfeu se si vitin e kaluar në këtë kohë po vuante nga ankthi dhe ne ju tregojmë si të bëni kujdes

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format