Covid-19 në Itali/ Lombardia rihap pubet, diskot dhe kalçetot


Shpërthimi i Covid-19 në Itali duket se është vënë në kontroll javët e fundit, ku raportohen shifra që janë ulur në mënyrë të ndjeshme, në krahasim me periudhën mars-prill. Pavarësisht se ka një rritje të lehtë të rasteve këto ditë, trend që po vihet re në disa vende evropiane, qeveria italiane ka vendosur hapjen e diskove, pub-eve, sallave të vallëzimit dhe kalçetove në Lombardi.

Kujtojmë se këto aktivitetet qëndrojnë mbyllur që prej muajit mars dhe nuk u bënë pjesë në asnjë nga fazat e rihapjes. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, i cili ndër të tjera tha se hapja do të jetë nën masa sigurie dhe sipas protokollit të OBSH-së. Për shembull në hyrjen e të gjitha këtyre aktiviteteve do t’i matet temperatura cdo personi, e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 37,5.

Lombardia është rajoni që u godit më shumë nga koronavirusi në Itali, me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Në vendin fqinj që prej fillimit të pandemisë së janë regjistruar 242.639 të infektuar, nga të cilët 34.938 persona kanë humbur jetën.

/News31.al

Burimi: Il Messaggero


Covid-19 në Itali/ Lombardia rihap pubet, diskot dhe kalçetot

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in