Lojërat që do të argëtojnë të gjithë familjen në këto ditë izolimi pa patur nevojë për teknologjinë


Gjatë ditëve të qendrimit në shtëpi, teknologjia nuk është gjithmonë zgjidhja. Le ta pranojmë: rrjetet sociale nuk janë ndër format më ideale në një kohë si kjo, kur prezenca e familjarëve bëher pjesë e pandashme e përditshmërisë.

Ndoshta, ju janë mërzitur dhe gatimet. Një film në ditë ju mjafton për të kaluar disa orë. Pak kohë mund t’ia keni kushtuar edhe leximit, por ende nuk po gjeni diçka argëtuese që të përfshijë gjithë familjen… Epo, ka ardhur momenti që sytë t’i kthejmë nga e shkuara, në ato vite ku kompjuteri, celulari apo Netflix-i nuk i përkisnin as imagjinatës tonë. Ka disa lojëra që mund t’i realizoni thjeshtë në shtëpi dhe që do të dhurojnë shumë argëtim, sidomos nëse në familje janë protagonistë fëmijët.

Loja me karrige

Vendosni në rreth disa karrige, përkatësisht një më pak se sa numri i anëtarëve të familjes. Pra, nëse jeni 4 persona në shtëpi, krijoni një rreth prej 3 karrigesh. Për secilin nga anëtarët që mbeten në këmbë, eleminohet një karrige. Ai që ulet i në të fundit (më i shpejti me pak fjalë) rezulton fituesi.

Qytet, shtet, emër, kafshë, send…

Gjithçka renditet më sipër, hidhini në një letër me anë të një tabele. Secili nga anëtarët e familjes do të ketë fletushkën me tabelën e tij. Dikush nis të numërojë shkronjat e alfabetit pa zë, deri sa lojtari tjetër thotë STOP. Gërma ku ka ndaluar numërimi do të jetë e para që do të nisë fjalët/emërtimet në bazë të kategorive. Për shembull: nëse gërma e zgjedhur është “A”, tabela do të plotësohet: Athinë, Austri, Albana… etj. Ai që i mbaron tabelat e plotësuar i pari, fiton.

Karaoke

Ndahuni në dy grupe. Grupi kundërshtar do të zgjedhë këngën që do të këndoni. Grupi i cili di më shumë këngë del fituesi.

Gjej fjalën

Një tjetër lojë që funksionon me grupe. Pjesëtarët e grupit do të çohen një nga një përpara grupit dhe të shpjegojnë një fjalë ose titull filmi duke e ilustruar me gjeste ose vizatime.

Çfarë mbaj të shkruar në ball?

Uluni në tryezë. Shkruani një fjalë në një fletushkë dhe kthejeni përmbys. Shkëmbeni fletushkat me një prej anëtarëve të familjes. Secili do ta ngjisë fletushkën me fjalën përkatëse, pa e ditur vetë lojtari se çfarë shkruhet në të. Lojtarët e tjerë do t’ia shpjegojnë, deri sa tjetri e gjen se çfarë mban të shkruar në ball.

Bzzzzzz ose ndryshe “trauma e fëmijërisë”

E mbani mend sa herë ju kanë qelluar pas qafës – një lojë kjo që shoqërohet me panoramën e një tufe njerëzish me gishtin tregues ngritur, teksa dëgjohen njëzëri të thonë “bzzzzzz”. Deri sa gjen personin i cili ka të ka dhënë shuplakën pas qafe, detyrohesh të bëhesh “shënjestër” argëtimi për anëtarët e tjerë të familjes. Jo, kjo lojë nuk vlen për familjet me fëmijë!!!

Hapa-dollapa…

Bëhuni kreativë dhe mendoni vendet ideale për t’u fshehur në shtëpi. Ideale kjo nëse të vegjëlit kërkojnë një formë argëtimi të ngjashme me aktivitetet që kryejnë jashtë shtëpisë

Nëse dispononi lojëra të gatshme, si:

Mos u nxeh 

Domino

…atëherë, mos ngurroni të luani. Madje, mund t’ua mësoni të vegjëlve tuaj se si të argëtohen me lojëra si këto. Një variacion tjetër janë LETRAT E BIXHOZIT ose akoma dhe më mirë UNO, që do të bëjnë të kaloni kohën në mënyrën më argëtuese të mundshme. E shihni pra, që koha e kaluar me familjen është më e bukura? /News31.al

Lojërat që do të argëtojnë të gjithë familjen në këto ditë izolimi pa patur nevojë për teknologjinë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format