Lëvizja e fundit e Loredanës pas intervistës së Mozzik na hodhi poshtë çdo aludim të mundshëm


Në emisionin “NIN”, ku Mozzik ishte i ftuar së fundmi, reperi bëri të ditur se “Dhelpër Dinake” është punuar dy vite më parë dhe la të kuptohej që nuk është një dedikim direkt për Loredanën. Kjo e fundit ka reaguar pas kësaj deklarata, duke i surprizuar të gjithë.

Loredana ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke kënduar këngën më të re të Mozzik. Me muzikën në sfond, reperja duket shumë entuziaste për këtë projekt, duke bërë të qartë një herë e mirë se mes saj dhe babait të Hanës nuk ka asnjë hatërmbetje. Ky reagim kaq i drejtpërdrejt erdhi menjëherë pas shpjegimit të Mozzik lidhur me këngën.

A ka ende shpresë për ribashkim apo vlen ende teoria e disa prej fansave që mendojnë se historia e çiftit është thjesht çështje marketingu? Nuk i dihet, por ky gjest i gëzoi të gjithë ata që besojnë tek romanca Loredana – Mozzik. /News31.al

Lëvizja e fundit e Loredanës pas intervistës së Mozzik na hodhi poshtë çdo aludim të mundshëm

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in