Lajmi i fundit/ Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit në Kosovë


Parlamenti i Kosovës miratoi para pak minutash mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Ky mocion u nis nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me argumentin se kryeministri shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet. Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Ky vendim erdhi pas 11 orësh debat në Parlamentin e Kosovës, të shoqëruara me akuza të shumta sidomos mes deputetëve të partive që ishin në koalicion.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilëve kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Me këtë vendim, qeveria e Albin Kurtit bëhet më jetëshkurtra në historinë e Kosovës me vetëm 51 ditë punë. /News31.al

Lajmi i fundit/ Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit në Kosovë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in