Lajmi emocionues: Në çadrën e ngritur në Manëz një grua solli në jetë një fëmijë


Mes çdo të keqe, ka dhe mrekulli. Ky është dhe rasti i familjes Sula në Manëz, të cilët kanë mbetur pa shtëpi nga pasojat e tërmetit, por që sot festojnë lajmin më të gëzueshëm.

Ardjana Sula ka sjellë në jetë një vogëlushe, emri i së cilës është Ajsel. Familja jetojnë momentalisht në çadrën e emergjencës, e një moment si ky nuk do të harrohet lehtë. Foton e vogëlushes e ka ndarë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manistirliu. “Ajsel, ti nuk do jesh kurrë vetëm”, ka shkruar ministrja, ndërsa imazhi është më i ëmbli që qarkullon ditët e fundit.

Pas lajmeve të hidhura lidhur me atë çka shkaktoi mëngjesi i së martës, një moment si ky ka dhënë një tjetër frymë, atë të shpresës…! /News31.al

Lajmi emocionues: Në çadrën e ngritur në Manëz një grua solli në jetë një fëmijë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format