Lajm i mirë! Alvin Berisha shpëtohet nga kampi sirian


Një lajm i mirë është raportuar në mediat arabe, ku mësohet se vogëlushi shqiptar Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i Al-Holit.

Mësohet se ‘Gjysmë hëna siriane’ ka bashkëpunuar me ‘Kryqin e Kuq Ndërkombëtar’ dhe autoritet italiane e shqiptare për të bërë të mundur nxjerrjen e 11-vjeçarit nga kampi i tmerrshëm.

Sipas “Report.tv”, operacioni ende nuk ka mbaruar por shumë shpejt Alvin mund të ribashkohet me babanë e tij që ndodhet në Itali.

Babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë)./News31.al

Lajm i mirë! Alvin Berisha shpëtohet nga kampi sirian

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format