Kush ka në plan të shpërngulet? Ky shtet po dhuron shtëpitë që janë bosh


Japonia po përballet me një problem shumë serioz kohët e fundit. Ka më shumë shtëpi se sa popullsi.

Në vitin 2013, ka pasur 61 milionë shtëpi dhe 52 milionë familje, sipas Forumit të Politikave të Japonisë, dhe situata sa vjen edhe po përkeqësohet.

Popullsia e Japonisë pritet të ulet nga 127 milion në 88 milion brenda vitit 2065, sipas statistikave nga instituti kombëtar i sigurisë shoqërore, që do të thotë se më shumë shtëpi do të jenë të boshatisura.

Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat janë kthyer në vende “fantazëm”.

Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre. Kështu që dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.


Kush ka në plan të shpërngulet? Ky shtet po dhuron shtëpitë që janë bosh

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format