Kurimi me plazëm i pacientëve me Covid-19 së shpejti edhe në Shqipëri


Disa vende të rajonit po ndjekin kurimin me plazmë për shërimin e personave që janë në gjendje të rëndë nga Covid-19, praktikë tashmë e përdorur në vendet e Perëndimit. Deri më tani ku trajtim nuk ka nisur në Shqipëri, megjithatë shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, thotë se do të nisë shumë shpejtë.

Shqipëria është e vonuar, në rajon nuk është se ka filluar në masë. Duhet matur ditri i antikorpeve neutralizuese në fakt. Janë ato antikorpe që luftojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë virusin, gjë që nuk është aq e kollajshme për ta bërë. Në plan është që edhe në Shqipëri të fillojë shumë shpejt. Strukturat pothuajse janë bërë gati”.- tregon Koraaqi në një intervistë për “Klan”.

Por si kryhet kurimi me plazmën e gjakut?

Mjeku shpjegon se realizohet me antitrupa jo që i prodhon vetë trupi i të sëmurëve, por që i ka prodhuar një organizëm tjetër, pra i merr të gatshëm. Niveli i antitrupave duhet të jetë i lartë sipas tij.

Gjithsesi jo kushdo mund të dhurojë gjak për kurimin me plazmën. Në rast nevojë do të përzgjidhen vetëm ata persona që kanë krijuar imunitet dhe shumë antitrupa. Plazma është pjesë e gjakut e përbërë nga proteina, ujë, hormone dhe ushqyes. Pjesa më e lëngshme e gjakut është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues.


Kurimi me plazëm i pacientëve me Covid-19 së shpejti edhe në Shqipëri

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in