Zëdhënësi i qeverisë greke njofton se kur do të hapen kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë


Rihapja e kufijve po vjen në mënyrë graduale. Zëdhënësi i qeverisë greke ka bërë sot me dije se kur do të rinisë lëvizja mes vendit tonë dhe Greqisë pas pandemisë.

Stelio Petsas ka njoftuar se data 1 korrik do të sjellë hapjen e kufijve. Deklaratën, Petsas e bëri mesditën e sotme në një konferencë për shtyp. Hapja e kufijve mes vendeve anëtarë të BE dhe Ballkanit Perëndimor pati shumë diskutime. Në një kohë kur u vendos se vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të mbeteshin jashtë listës së shteteve për lëvizje të lirë drejt BE, jo të gjithë zyrtarët përfaqësues ndanë të njejtin mendim.

Kështu, pritet që data 1 korrik të sjellë lirshmëri në udhëtimet drejt vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, edhe pse kjo mbetet të shihet në dy ditët në vijim. BE u mbështet për vendimet e saj në bazë të një kriteri. Për hapjen e kufijve, ekspertët deklaruan se një shtet jashtë BE duhet të kishte 16 raste të reja për 10 mijë banorë në dy javët e fundit. Duke qenë se numri i rasteve me Covid ishte drejt rënies në Malin e Zi dhe Serbi, këto të fundit ishin dy vende nga Ballkani për të cilat u vendos menjëherë rihapja e kufijve. /News31.al


Zëdhënësi i qeverisë greke njofton se kur do të hapen kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in