U tha se është arratisur nga muzeu ku mbahej, çfarë po ndodh me kukullën e vërtetë “Annabelle”?


Fansat e filmave horror u frikësuan kur dëgjuan se kukulla e vërtetë ku është bazuar Annabelle, ishte arratisur nga muzeu ku mbahej. Për ju që nuk e dini, filmi ”The Conjuring”, por edhe disa filma të tjerë të zhanrit horror që kanë për protagoniste Annabelle, janë bazuar tek një kukull e vërtetë, me të njejtin emër, që mbahet në muzeun “The Warren’s Occult”, në Connecticut, SHBA.

Fjalët për arratisjen e saj nisën pasi faqja e kukullës në Wikipedia ishte ndryshuar dhe thoshte se ajo kishte arritur të largohej.

Megjithatë pronari o muzeut, Tony Spera, e ka mohuar që diçka e tillë ka ndodhur. Tony, i cili është dhëndri i hetuesëve të famshëm të paranormales, Ed dhe Lorraine Warren, tregoi me anë të një video-je në Youtube se Annabelle ishte në vendin e saj.

Ai ndodhej pikërisht në muze teksa realizonte video-n dhe i tregoi të gjithëve se kukulla nuk kishte arratisur dhe ndodhet aty ku duhet. “Annabelle është gjallë, më falni nuk duhet të them gjallë, është këtu, me gjithë famën që ka. Nuk ka ikur nga muzeu. Unë kam një ssitem shumë të mirë alarmi kështu që nëse diçka do të kishte ndodhur, do ta dija.”- tregon Tony, i cili tha se shpreson që thashethemet tani të mbarojnë, megjithëse e vlerëson interesimin e njerëzve.

Edhe unë do isha shumë i shqetësuar nëse Annabelle do të largohej sepse siç e dini, nuk është e lehtë të luash me të”- e mbyll video-n Spera.

Kukulla e vërtetë Annabelle, e cila është e llojit “Raggedy Ann”, ndryshe nga filmat ku paraqitet si kukull porcelani, erdhi në muze në vitin 1970, pasi dy vajza që e kishin në shtëpi pretendonin se ishte e pushtuar nga shpirti i një vajze që quhej Annabelle Higgins. Warrens-at e morën kukullën, duke thënë se ajo ishtë vërtetë e pushtuar dhe e vendosën në muze, para se frymëzonte të gjithë botën e horrorit.

Gjithsesi jemi të lumtur që Annabelle nuk është arratisur, megjithëse nuk do ishte çudi po ta bënte. Është 2020, gjithçka mund të ndodhë!

/News31.al


U tha se është arratisur nga muzeu ku mbahej, çfarë po ndodh me kukullën e vërtetë “Annabelle”?

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in