Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19


Situata e pandemisë në Kosovë është tepër shqetësuese, me numër të lartë viktimash dhe të infektuarish. Edhe personazhë të njohur kanë bërë me dije që janë të prekur dhe po vetizolohen.

Pak minuta më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se dhe ai është infektuar me COVID-19. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai tregon se ka rezultuar pozitiv dhe nuk ka shenja përveç një kolle të lehtë:

“Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu.”

I urojmë shërim të shpejtë!/News31.al


Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in