Kryeministri Edi Rama humb nënën: “Ishe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm, u bëmë burra e mbetëm gjithmonë fëmijë”


Kryeministri Rama ka bërë sot me dije lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta së nënës së tij. Me një foto bardh e zi të portretit të saj, Rama ka zgjedhur fjalë emocionuese për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Aneta Ramës.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush”, ka qenë kjo një pjesë e dedikimit të kryeministrit për të ëmën e ndjerë. Në intervista të ndryshme, ku ka rrëfyer pak nga jeta personale, Rama ka shprehur gjithmonë dashurinë dhe lidhjen e ngushtë me mamanë e tij.

“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, ka përfunduar kryeministri postimin në rrjet. Në vitin 2018, Aneta Rama u dekorua me urdhrin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut.

 


Kryeministri Edi Rama humb nënën: “Ishe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm, u bëmë burra e mbetëm gjithmonë fëmijë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in