Kronika italiane e 2015-ës flet për “Koronavirusin”, një supervirus i krijuar në laboratoret kineze


Ditën e sotme është duke qarkulluar në rrjetet sociale një video, e nxjerrë nga arkivat e RAI-t, më saktësisht nga emisioni shkencor ”Leonardo” , në një puntatë të vitit 2015, e cila flet për një supervirus të krijuar në laboratoret kineze, të quajtur Koronavirus.

Moderatori shpjegon se një grup shkencëtarësh kinezë janë duke eksperimentuar në laboratore, marrjen e një proteine që gjendet tek lauriqët e natës dhe vendosjen e saj tek SARS-i, më saktësisht tek tipi i virusit që prek minjtë. Nga ky kombinim lind një supervirus, i cili do mbetet i mbyllur në laboratore për kërkime shkencore, megjithatë ka shqetësuar shkencëtarët në të gjithë botën, për efektet që mund të ketë nëse transmetohet tek njeriu.

Ndërkohë në kronike jepen akoma më shumë detaje dhe thuhet se qëllimi i vendosjes së këtij organizmi, pra proteinës siperfaqësore të lakuriqëve të natës, të quajtur Koronavirus, në virusin e SARS që shkakton pneumoninë akute tek minjtë, është vërtetimi i faktit se mund të godasë njeriun. Kjo gjë është provuar nga eksperimentet e bëra në laborator, pikërisht kjo proteinë bën virusin të sulmojë qelizat tona të frymëmarrjes, duke e bërë të rrezikshëm. Madje është vërtetuar në atë kohë se nëse virusi përpunohej, mund të transmetohej direkt nga lakuriqët e natës tek njeriu, pa pasur nevojën e një specie ndërmjetëse. Edhe pse qeveria kineze e kishte ndaluar financimin e projekteve që punonin për të bërë viruset më ngjitëse, qoftë dhe për kërkime shkencore, ky eksperiment kishte vazhduar dhe tashmë ishte provuar.

Megjithatë, në vitin 2015 thuhej se mundësia për të prekur njeriun është e papërfillshme.

Nisur nga fakti qe video-ja është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale, i menjëherëshëm ka qenë dhe reagimi i disa mediave lidhur me këtë kornikë. Sipas ”Agenzia Italiana” virusi i krijuar në 2015-ën nuk kishte një kapacitet epidemik. Për më tepër që studimi i bërë për Covid-19 tregon se ka origjinë tërësisht natyrore dhe nuk është krijuar në laborator. Të njejtën gjë konfirmon dhe ”Open”, portali shkencor i cili thotë se origjina e Koronavirusit me të cilin po përballet bota tani është vërtetuar të jetë natyror dhe vetëm nga lakuriqi i natës, pa përfshirjen e minjëve dhe nuk e përmban proteinën për të cilën flitet në emisionin ”Leonardo”.
Sido që të jetë, duke qenë korrekt me të gjitha informacionet, sidomos me ato shkencoret, video-ja e programit italian tregon një realitet krejt tjetër.

/News31.al

Kronika italiane e 2015-ës flet për “Koronavirusin”, një supervirus i krijuar në laboratoret kineze

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in