Krimi i organizuar në Brazil vendos karantinën pasi Presidenti e quajti Covid-19 “grip të thjeshtë”


Bandat kriminale në Rio de Janeiro të Brazilit, të cilat kanë izoluar lagjet e varfra të qytetit, po forcojnë bllokimin e tyre për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit. Këto vendime vijnë në një kohë kur Presidenti Jair Bolsonaro e ka nënvlerësuar pandeminë dhe e ka cilësuar Covid-19 si një “grip të vogël”. Sipas mediave braziliane, mesazhet kërcënuese po qarkullojnë në çdo lagje të Rio de Janeiro nga bandat që kanë thënë se ata do t’i “mësojnë njerëzit të respektojnë izolimin në orën 20:00.

Një nga mesazhet e një bande lexonte: “Kujdes të gjithë banorët e Rio das Pedras, Muzema dhe Tijuguinhal! Kufizimi nis nga ora 20:00… Kushdo që shihet në rrugë pas kësaj kohe, do të mësojë të respektojë tjetrin”. Një tjetër mesazh ishte ky: “Ne duam më të mirën për popullatën. Nëse qeveria nuk ka aftësi ta rregullojë situatën, krimi i organizuar do ta zgjidhë atë.” Që nga e marta, ministria e shëndetësisë në Brazil raportoi mbi 2,201 raste të konfirmuara të koronavirusit. Guvernatori Wilson Witzel ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor publik i shtetit ka të ngjarë të “shembet” në 15 ditët e ardhshme.

Njerëzit në Brazil e kanë quajtur këtë shpërthim të virusit si një “sëmundje e të pasurve”. Ata besojnë se sëmundja virale ka ardhur nga popullsia e pasur e vendit që ishte kthyer nga Evropa. Tashmë, frika e vetme është që shpërthimi ka arritur në komunitete të varfra që kanë qasje të kufizuar në institucionet e kujdesit shëndetësor. /News31.al

Burimi: The Print


Krimi i organizuar në Brazil vendos karantinën pasi Presidenti e quajti Covid-19 “grip të thjeshtë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in