Kërcënoi një prokuror, ndalohet për 48-orë deputeti i Kosovës, Milaim Zeka. Në Kuvend, ai përfaqëson Partinë Nisma Socialdemokrate. Zeka akuzohet se përmes mjeteve të informimit, kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu. Një ditë më parë, Këshilli i Prokurorisë dënoi gjuhën e përdorur nga ligjvënësi.