Kosova kalon Gjermaninë dhe Portugalinë për numrin e viktimave nga Covid-19


Kosova është momentalisht një nga vendet më të prekur nga pandemia. Numri i rastevetë reja dhe viktimave është tejet i lartë, ndërsa situata nuk po njeh përmirësim.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar një grafik ku paraqitet vdekshmëria nga Covid-19 për një milionë banorë. Sipas kësaj statistike, Kosova tejkalon shumë vende të botës të prekura nga virusi. Me një shifër prej 184 vdekjesh për një milionë banorë, vendi ka lënë pas Gjermaninë, me 110 vdekje për një milionë banorë dhe Portugalinë, me 173 vdekje për milionë banorë.

Belgjika renditet si vendi i parë me vdekshmëri më të lartë nga koronavirusi, me 851 viktima për milionë banorë. Vendet e tjera të Ballkanit paraqiten më të stabilizuara, me Kroacinë në vendin e parë me 39 vdekje/milionë banorë. Ky shtet pasoheg nga Sllovenia me 62, Shqipëria me 70 vdekje, Serbia me 92, Mali i zi me 102, Bosnja dhe Hercegovina me 130 dhe Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje për një milion banor, gjithsej 253.

Burimi: BalkanWeb


Kosova kalon Gjermaninë dhe Portugalinë për numrin e viktimave nga Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in