Kosova bëhet me ushtri, NATO-s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan


 

Kuvendi votoi edhe për projektligjin e tretë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Është votuar me 107 vota pro Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë, raporton Gazeta Express.Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetët në sallë.
Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.
Projektligji i parë, për të cilin votuan 106 pro dhe një abstenoi, ktheu Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtës.Ndërsa, deputetët votuan edhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë.
Burimi: Gazeta Express

Kosova bëhet me ushtri, NATO-s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in