Kontributin për të prekurit nga tërmeti, Arbana Osmani do ta japë në “Dua të të bëj të lumtur”


“Dua të të bëj të lumtur” duket se këtë sezon do të përcjellë emocione të veçanta, përpos historive të ndryshme që jemi mësuar të shohim puntatë pas puntate. Arbana Osmani ka bërë me dije se stafi i programit janë duke dëgjuar nga afër historitë e të prekurve nga tërmeti, të cilët janë akomoduar në hotele, e jo vetëm.

“Jemi duke dëgjuar dhe parë nga afër gjithçka për të cilën kanë nevojë duke shpresuar që me nisjen e programit në Janar të mund të bëjmë sadopak të lumtur disa prej tyre”, ka shkruar Arbana, teksa ka vënë në dispozicion numrat e telefonit dhe adresat ‘online’ për këdo që dëshiron të sjellë pak lumturi për disa nga rastet në fjalë. Një iniciativë e tillë vjen si kontribut për të prekurit nga tërmeti, të cilët po kalojnë periudhën më të vështirë këtë fundvit.

Në fotot e publikuara nga moderatorja, stafi i “Dua të të bëj të lumtur” shihen pranë të rinjve e fëmijëve, të akomoduar në ambientet përkatëse. /News31.al

Kontributin për të prekurit nga tërmeti, Arbana Osmani do ta japë në “Dua të të bëj të lumtur”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format