Konferenca e Donatorëve: Mblidhen 1.15 miliard euro për Shqipërinë, tejkalohen pritshmëritë e të gjithëve!


Prej orës 14:30 të ditës së sotme po mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Shtete nga e gjithë bota dhuruan shuma të konsiderueshme, gjithashtu u dhanë para në formën e kredisë apo u mor përsipër dhe rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Ja lista e plotë:

Banka Botërore: 160 milionë euro kredi

BE: 115  milionë euro

Gjermania: 11 milion euro

Suedia:  5.6 milion euro

Britania e Madhe:  1 milion paund

Kroacia : 1 milion euro

Kosova: 200 mijë euro

Italia: 65 milionë euro

Turqia: 46.3 milionë euro

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë dhe 60 milionë hua

Greqia do të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri dhe 2.5 milionë euro

Danimarka: 2 milionë euro

Holanda: 3 milionë euro

Polonia: 2.7 milionë euro

Sllovakia: 250 mijë euro

Serbia: 2 milionë euro

Finlanda: 300 mijë euro

Austria: 1 milionë euro

Çekia: 9.5 milionë korona (380 mijë euro)

Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave katolike)

Rumania: 420 mijë euro

Bullgaria: 100 mijë euro

Luksemburgu: 100 mijë euro

Mali i zi: 500 mijë euro

Spanja: 25 mijë euro

Irlanda: 300 mijë euro

Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro

Emiratet e Bashkuara: 70 milionë euro (shtëpi)

Grupi i bankave islamike për zhvillim: 365 milionë euro.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka publikuar se fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, shkon në total rreth 1.08 miliard euro ndërkohë që kjo shifër është tejkaluar ditën e sotme falë donatorëve.
1.15 miliard euro është shifra e grumbulluar ditën e sotme nga shtetet anë e mbanë botës në Bruksel duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë./News31.al


Konferenca e Donatorëve: Mblidhen 1.15 miliard euro për Shqipërinë, tejkalohen pritshmëritë e të gjithëve!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format