Kompania e parë ajrore shqiptare nis fluturimet këtë fundjavë


Në qershor të këtij viti, qeveria shqiptare nisi proçedurat për krijimin e një linje fluturuese të quajtur “Air Albania”. Aksioner në këtë linjë është edhe shteti jonë me përfaqësuses “Albcontrol” të cilët zotërojnë 10% të aksioneve, në ortakëri me “Turkish Airlines” me 49% të aksioneve dhe “MDN Investment” me 41% të tyre.

Ditën e djeshme ky projekt u finalizua dhe kompania e parë ajrore shqiptare do të nisë fluturimet këtë fundjavë. Destinacioni i parë do të jetë drejt Stambollit, e më pas do të ketë fluturime dhe në vende të tjera si Roma, Londra apo Milano.

Pasditen e së premtes në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit u zhvillua dhe një ceremoni inaguruese ku avioni Airbus 319 me stemën e flamurit shqiptar u ul në pistë.

Sipas qeverisë krijimi i “Air Albania” do të ofrojë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.


Comments 0

Kompania e parë ajrore shqiptare nis fluturimet këtë fundjavë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in