Kombëtarja shqiptare përballë Francës, zbulohet formacioni që do të luajë në fushë


Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje sfidën e saj të radhës së kualifikueseve të Euro 2020 përballë Francës në Saint Denis.

Trajneri Edoardo Reja duket se e krijuar një ide se çfarë formacioni mund të aplikojë për këtë përballje me kampionët e botës. Kështu në portë për këtë supersfidë do të jetë Strakosha, ndërkohë që mbrojtja pritet të përbëhet nga Mavraj, Gjimshiti, Ismajli e Hysaj.

Në mesfushë mund të aktivizohen Xhaka, Ramadani e Lenjani, ndërkohë që sulmi me shumë gjasa do të përbëhet nga Balaj dhe Uzuni. Ajo e kësaj mbrëmje do të jetë sfida e 8 mes Francës dhe Kombëtares Shqiptare.

Në 7 përballjet e para bilanci është totalisht në favor të transalpinëve me 5 fitore kundrejt 1 fitore të Kombëtares, ndërkohë që 1 ndeshje është mbyllur në barazim. Herën e fundit që Franca dhe Shqipëria janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në Evropianin e vitit 2016 me Blutë që e fituan këtë sfidë 2-0 me gola të Griezman dhe Payet.


Kombëtarja shqiptare përballë Francës, zbulohet formacioni që do të luajë në fushë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format