Kisha në Gjermani i hap dyert myslimanëve për lutjen e së premtes


Një kishë në Berlin ka hapur dyert për besimtarët myslimanë, të cilët nuk e patën mundësinë të falen në xhamia, për shkak të rregullave të distancimit fizik. Gjermania e ka lejuar rinisjen e aktivitetit fetar që nga 4 maji, por besimtarët duhet të mbajnë të paktën një distancë prej 1 metër e gjysëm.

BBC raporton se për shkak të rregullave xhamia “Dar Assalam” në qytetin Neukolln, nuk mundi të mirëpresë të gjithë besimtarët. Megjithatë kisha “Martha Lutheran” që ndodhet pranë qytetit, ka ofruar ndihmë duke organizuar faljen e mbrëmjes së djeshme, pas mbarimit të agjërimit.

Burimi: Reuters

Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët agjërojnë që nga agimi i diellit e deri në perëndim. Normalisht familjet dhe shoqëria mblidhen bashkë për t’u falur pas mbarimit të agjërimit dhe për të ngrënë. Në Berlin gjithsesi, ashtu si në shumë vende të botës, edhe ritualet fetare kanë qenë të vështira, ndonjëherë të pamundura, të ndiqen si zakonisht.

Imami i xhamisë Dar Asslam tha: “Është një shenjë e mirë dhe që sjell gëzim gjatë Ramazanit dhe gjatë kësaj krize. Pandemia na ka bërë një komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë. Ishte një ndjenjë e çuditshme të ishe në kishë, për shkak të instrumentave muzikore dhe pikturave. Por i harron menjëherë detajet e vogla. Kjo është shtëpi e Zotit në fund të fundit.

Gjatë faljes e pranishme ishte dhe pastorja e kishës. “Dhashë një fjalim në gjermanisht dhe gjatë kohës që ata luteshin unë thoja vetëm po. Sepse kemi të njejtat shqetësime dhe duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Është shumë bukur kur ndihemi kështu për njëri-tjetrin.”- tha ajo.

/News31.al


Kisha në Gjermani i hap dyert myslimanëve për lutjen e së premtes

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in