Kida plotëson dëshirën më të madhe të vajzës me aftësi të kufizuara dhe bën një ftesë ‘live’ nga studio


Kida ka qenë e ftuar speciale mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur”. Këngëtarja kishte pranuar ftesën për të surprizuar Stelën, vajzën që nga fëmijërisë ishte diagnostifikuar me spina bifida.

Kjo sëmundje i kishte sjellë probleme në të ecur, duke bërë kështu që Stela të haste shumë pengesa. Familjarët e kishin dërguar edhe në Greqi për kurim, por një tentativë e tillë për fat të keq kishte rezultuar pa sukses. Megjithatë, Stela nuk e humbi kurrë kurajon, ndërsa e ëma, Violeta zgjodhi “Dua të të bëj të lumtur” për të realizuar ëndrrën e Stelës lidhur me muzikën, pasion që e shoqëronte që nga fëmijëria.

Sëbashku me Kidën, vajzat kënduan hitin “Rikthejm na”. Nga ana tjetër, Kida e ftoi Stelën të këndonin prapë bashkë ‘live’ në një koncert të këngëtares. /News31.al

Kida plotëson dëshirën më të madhe të vajzës me aftësi të kufizuara dhe bën një ftesë ‘live’ nga studio

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in