Këshillat që ju ndihmojnë të kaloni ankthin e një tërmeti të fuqishëm


Nëse ndiheni në ankth, është mirë të merrni frymë dhe të bisedoni me dikë. Ankthi është normal në këto momente, sidomos pas një tërmeti të fuqishëm si ai që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Ekspertët thonë se të mbijetuarit e katastrofave natyrore mund të përjetojnë ndjenja të stresit post-traumatik pas ngjarjes. Ajo çfarë duhet të bëni pas tërmetit është të punoni me veten për t’u qetësuar nga kjo situatë.

Nëse ndjeni se situata juaj psikologjike pas tërmetit po përkeqësohet, duhet të kërkoni ndihmën e një psikologu për të shprehur gjithçka çfarë mendoni dhe ndjeni.

-Dilni me miqtë tuaj. Për të dalë nga kjo situatë duhet të bëni sërish gjërat që bënit çdo ditë para tërmetit. Dilni me miqtë tuaj dhe flisni për gjërat që ju mundojnë. Është koha për t’u shpërqëndruar paksa nga e gjithë kjo ngjarje e trishtë dhe tragjike që ka ndodhur në vendin tonë.

-Përpiquni të flini. E dimë që këto ditë shumica prej jush nuk kanë fjetur nga frika se mund të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm në vend. Mirëpo, duhet të qetësoheni dhe të kuptoni që rreziku më i madh ka kaluar. Përpiquni të flini, pasi gjumi ju ndihmon për të menaxhuar ankthin./News31.al

Këshillat që ju ndihmojnë të kaloni ankthin e një tërmeti të fuqishëm

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format