Këngëtarja shqiptare dhe mamaja e saj takojnë nga afër Princ Harry-n


Mbrëmjen e djeshme, Princ Harry organizoi një koncert bamirësie të quajtur “Sentebale Audi” në Britaninë e Madhe dhe e ftuara e tij e nderit ishte këngëtarja shqiptare Rita Ora. Artistja shoqërohej nga mamaja e saj dhe të dyja takuan personalisht Dukën e Sussex. E duket se çdo gjë ka shkuar për mrekulli!

Pas këtij momenti të bukur, mamaja e Ritës, Vera, ka ndarë me publikun në ‘Instagram’ disa foto nga mbrëmja e djeshme ku ajo dhe Rita shihen teksa bisedojnë nga afër me Harry-n. Vera ka shkruar se ndihet e nderuar nga ky takim, duke treguar se Duka ishte një njeri shumë modest.

“Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.

Ne na vjen mirë që Duka ka zgjedhur pikërisht Ritën si të ftuarën e tij të nderit në këtë koncert./News31


Këngëtarja shqiptare dhe mamaja e saj takojnë nga afër Princ Harry-n

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format