Kartolinat më të bukura për Shën Valentin i dhuruan personazhet shqiptarë


Personazhet shqiptarë kanë nisur me dedikimet për Shën Valentinin që në orët e para pas mesnate. Duke ndarë foto e video në rrjet, secili ka dhuruar kartolinën më të bukur për këtë 14 shkurt.

Ami dhe Ermali ndodhen momentalisht në Zvicër, për promovimin e filmit “I love Tropoja”. Ami ka publikuar një foto romantike, ku shihet duke shkëmbyer një puthje me Ermalin.

Ajola Xoxa, e cila njihet për postimet e veçanta, është mjaftuar me një detaj: me duart e bashkuara me Erion Veliaj, ka qenë kjo mënyra se si Ajola e ka uruar Shën Valentinin për të gjithë të dashuruarit.

Bieta Sulo, si rrallë here, ka postuar një foto romantike krah Alban Dudushit. Gjatë pushimeve dimërore, në mes të bardhësisë së dëborës, çifti shihen duke shkëmbyer puthje. Vendi ideal për të realizuar kujtime kaq të bukura, apo jo?

Elita Rudi dhe Gjiko po shijojnë pushimet në Itali – destinacioni perfekt për t’u “arratisur” në periudhën më romantike të vitit. Ata kanë ndarë disa nga momentet më të ëmbla sëbashku, duke kujtuar edhe një herë pse bëjnë pjesë në listën e çiftëve më të preferuar të showbizit.

Presidenti Ilir Meta nuk mund të mos publikonte kartolinën e tij të urimit për 14 shkurt. Në krah të Monika Kryemadhit, teksa kanë shijuar një ditë sëbashku në natyrë, Presidenti ka menduar t’i dedikojë Shën Valentinit një foto sa të thjeshtë, aq dhe të mbushur me dashuri.

Rudina Dembacaj ka publikuar një foto krah Mark Frrokut, duke pozuar me kokën e mbështetur mbi supin e partnerit. “Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Dembacaj, duke realizuar urimin e saj për këtë ditë kaq të veçantë për çiftet.

Kartolinat më të bukura për Shën Valentin i dhuruan personazhet shqiptarë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format