Ka një arsye pse bashkëpunimi mes Rozanës dhe Marselës në “Kënga Magjike” rezultoi i suksesshëm dhe na emocionoi


Pak ditë përpara se të vinte e diela, Rozana Radi na dha lajmin se do të prezantohej në “Kënga Magjike” si tekstshkruese e këngës së Marsela Çibukaj. E në një garë baladash, thjeshtësia e vargjeve të krijuara nga Radi na tërhoqi vëmendjen.

Në një histori të përfunduar dashurie, ku protagonistja jep më shumë nga se merr, është kjo thirrja drejtuar ‘vetes’ për të mos përsëritur të njejtat gabime. Mes vargjesh të gjetura e tejet origjinale, muzikës e orkestrimit të Adi Hilës, si dhe performancës plot potencë të Marselës, ky trekëndësh i formuar mes artistësh solli një ndër baladat më të bukura ndër vite në “Kënga Magjike”.

Me një frymë gati minimaliste, përzgjedhja e fjalëve shkon në harmoni të plotë me vijën melodike dhe zgjyrën e zërit të Çibukaj, duke na kujtuar se thjeshtësia, ndonëse e parë rrallë së fundmi, është ajo që bën diferencën. “Thërrime Dashurie” ka sjellë njëkohësisht dhe suksesin e bashkëpunimit mes Rozanës dhe Marselës, pasi vajzat janë përgëzuar nga fansa e kolegë për këtë projekt që do të mbahet mend gjatë. /News31.al

Ka një arsye pse bashkëpunimi mes Rozanës dhe Marselës në “Kënga Magjike” rezultoi i suksesshëm dhe na emocionoi

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format