Pas eliminimit nga Champions League Juventus shkarkon trajnerin Maurizio Sarri, emrat që mund ta zëvendësojnë


Nisur nga sot, Maurizio Sarri nuk do të jetë më trajneri i Juventus. Vendimi i klubit italian vjen më pak se 24 orë pas eliminimit nga Champions League.

Presidenti Agnelli dhe drejtuesit e ekipit kërkuan kohë për të vendosur për fatin e Sarrit, por më sa duket vendimi për ta shkarkuar ishte marrë disa kohë më parë, eliminimi përballë Lyon mbrëmjen e djeshme thjesht sa e përshpejtoi. Edhe pse Sarri fitoi kampionatin italian me Juventusin, loja e ekipit nuk bindi përgjatë gjithë sezonit dhe trajneri ka marrë shumë kritika, sidomos nga tifozët. Mos arritja e cerek-finaleve në Chamions League, përballë një kundërshtari të lehtë në letër si Lyon, u konsiderua si një dështim.

Tashmë presidenti i Juves duhet të zgjedh se kush do të jetë pasuesi i tij. Dëshira e parë është Zinedine Zidane, aktualisht trajneri i Real Madrid, i afruar edhe herë të tjera me stolin e skuadrës italine. Francezi përfaqëson dëshirën më të madhe të tifozëve dhe drejtuesëve, por njëkohësisht edhe objektivin më të vështirë.

Emri i dytë, që konsiderohet më surprizë është Simone Inzaghi. Tekniku aktual i Lazios pëlqehet nga Agnelli, madje e kërkoi edhe përpara se Sarri të vinte në Torino, por ai është ende nën kontratë me ekipin kryqytetas.

Nuk përjashtohen rikthimet e bujshme, Max Allegri dhe Antonio Conte. I pari do ta kishte të vështire të rikthehej tek Juve pas vetëm një viti pushim, ndërsa Conte, aktualisht jo aq i qetë tek Interi, mendohet  se nuk do të hezitonte aspak të rikthehej në shtëpinë ku u bë i famshëm. Emra të tjerë në listën e dëshirave janë edhe Spalletti apo Pochettino.

/News31.al


Pas eliminimit nga Champions League Juventus shkarkon trajnerin Maurizio Sarri, emrat që mund ta zëvendësojnë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in