Mes Jonidës dhe Romeos hyri “Spiro” dhe situata u komplikua


Kohët kur Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj postonin foto apo video nga i njeti vend, por jo me njëri-tjetrin, kanë mbaruar dhe mesa duket çifti ka zgjedhur që ditët e pushimit që po kalojnë bashkë këtë verë t’i ndajnë edhe me ndjekësit në Instagram. Sigurisht që nuk mungojnë momentet romantike dhe dedikimet, por as të qeshurat dhe batutat.

Këtë fundjavë aktori dhe këngëtarja e kaluan në bregdetin e jugut të Shqipërisë, në një vend disi të ilzoluar nga të tjerët. Nga kjo përfituan që të nisnin në Instagram “serialin” #tëvetëmnëishull. Gjithsesi, protagonistë të këtij seriali nuk ishin vetëm Jonida dhe Romeo, por edhe Spiro, oktapodi që aktori gjeti në det dhe që u bë shoku i tij i ngushtë.

Nëpërmjet story-ve në këtë rrjet social, mund të shohim që Romeo e ndërroi mendimin fillestar se oktapodi do ishte dreka e tyre dhe e bëri shok. Jonida duket se nuk u miqësua shumë me Spiron, madje mbajti edhe pak distancë nga ai. Ndërkohë aktori i humorit në fund e pati të vështirë t’i thoshte mirupafshim. Ndarja e gjatë me oktapodin, duket se i kushtoi shumë këtij të fundit, siç duket edhe nga video-ja.

 

Pikërisht momente si këto e kanë kthyer çiftin Jonida-Romeo në një nga më të dashurit për publikun shqiptar. Tani presim vazhdimin e serialit #tëvetëmëishull fundjavën tjetër, edhe pse një rikthim të Spiros zor se do ta shohim.

/News31.al


Mes Jonidës dhe Romeos hyri “Spiro” dhe situata u komplikua

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in