Itali/ Shifra tronditëse, në 24 orët e fundit 969 viktima nga Covid-19


Shifra tronditëse raportohen nga Italia, teksa janë shënuar 969 viktima nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Numri total i atyre që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 9134. Ndërkohë, numri i personave të infektuar ka arritur në 86 498, duke kaluar kështu edhe Kinën, ndërsa sot janë regjistruar 5959 raste më shumë pozitive se një ditë më parë. Totali i pacientëve të shëruar është 10 950, gjatë orëve e fundit janë shëruar 589 pacientë.

Në Lombardi, zona më e prekur e Italisë, numri i pacientëve të infektuar ka shkuar në 37 298 e numri i viktimave 5402. Në 24 orët e fundit në këtë rajon janë 541 viktima më shumë dhe 2509 pacientë më shumë të infektuar.

Edhe në jug të Italisë numri i personave pozitiv me Covid- 19 dhe i viktimave ka një rritje, por më të ngadaltë se në rajonet e tjera italiane. Molise është rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar 109 të infektuar e 9 viktima.Numri total i tamponeve të kryera është 394 079.

/News31.al

Itali/ Shifra tronditëse, në 24 orët e fundit 969 viktima nga Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in